FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kroacia kthen mbrapsht ngarkesën me speca djegës ,AKU nis kontrolle në Divjakë

Një ngarkesë prej 8,216 kilogramësh speca djegës e eksportuar nga Shqipëria është kthyer mbrapsht nga autoritetet kroate, pas zbulimit të niveleve të larta të pesticideve në produkt. Ngarkesa dyshohet se është marrë nga zona e Cërrikut dhe u ndalua në doganë për shkak të përmbajtjes mbi normë të tre substancave të ndaluara: Flonicamid, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad.

Pas këtij incidenti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndërmarrë kontrolle të menjëhershme në pikën e grumbullimit në Divjakë, ku po verifikohen kushtet e magazinimit, dokumentacioni i produkteve dhe praktikat e përdorura në trajtimin e specave për eksport.
Sipas autoriteteve ushqimore të Bashkimit Europian, këto pesticide përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e njeriut, duke ndikuar në sistemin nervor dhe duke shkaktuar efekte toksike në organizëm. Kjo ka ngritur shqetësime për sigurinë ushqimore dhe reputacionin e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Shqipëria ka rritur ndjeshëm eksportet bujqësore drejt vendeve të BE-së, por raste të tilla theksojnë nevojën për kontrolle më rigoroze dhe mbështetje teknike për fermerët dhe eksportuesit, në mënyrë që të përmbushin standardet europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?