Kroçera me 326 turistë europianë në Vlorë

Një kroçiere me 326 turistë në bord ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Vlorës. “Club Med II” ka lundruar nga brigjet e Brindizit për në Vlorë, ku do të qëndrojë e ankoruar për 24 orë, duke u larguar ditën e nesërme.

Turistët e kësaj kroçiere kanë ndjekur një tur në disa shtete, duke bërë edhe ndalesën në Vlorë, si pjesë e vizitës së bregdetit shqiptar.

“Sot në orën 07:45 mbërriti në radën e Vlorës kroçera CLUB MED II me flamur francez, me 326 pasagjer/turistë nga vende të ndryshme si Francë, Belgjike, Itali, Algjeri etj., të cilët do të dalin me mjetet e vogla lundruese në portin e Vlorës për procedurat e nevojshme kufitare dhe më pas për të vizituar pikat e ndryshme turistike. Kroçera CLUB MED II ka ardhur nga Brindisi-Itali ku do të qëndroje deri në orën 18:00 në radën e Vlorës dhe më pas do të niset për destinacion Qefalonja-Greqi”, thuhet në njoftimin e autoriteteve portuale.

SHKARKO APP