FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kroçera “MONET” ankorohet në Vlorë, 48 turistë nga 4 vende të botës zbulojnë thesaret e rivierës shqiptare

Sot, në portin e Vlorës mbërriti kroçera “MONET”, me flamur të Kingstown. Në bord ndodhen 48 pasagjerë/turistë nga vende të ndryshme si Kroacia, Portugalia, Gjermania dhe Anglia, të cilët do të vizitojnë disa nga pikat turistike të zonës.

Kroçera “MONET” ka ardhur nga Durrësi dhe do të qëndrojë në portin e Vlorës deri në orën 20:00, për t’u nisur më pas drejt destinacionit të radhës, Sarandës.

Muaji prill shënon edhe nisjen e sezonit të kroçerave në Vlorë, duke e kthyer qytetin gjithnjë e më shumë në një destinacion të përvitshëm për turizmin detar. Kroçerat pritet të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik.

Swiss Digital Desktop Reklama

48 turistët që mbërritën këtë mëngjes kanë në itinerarin e tyre vizita në disa prej pikave më të njohura turistike, si Zvërneci dhe Parku Arkeologjik i Apolonisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?