Krujë, 4 nxënëse në urgjencë, probleme me frymëmarrjen. Policia: Shkak djegia e mbeturinave

Katër nxënëse të shkollës 9-vjeçare në Bilaj të Fushë Krujës përfunduan në urgjencë për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Policia sqaron se bëhet fjalë për katër vajza, të cilat menjëherë pas pushimit të madh kanë pasur vështirësi të marrim frymë.

Ato janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal ku kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se rasti ka ndodhur për shkak të djegies së mbeturinave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga ana e Efektivave të Policisë janë pyetur Drejtori dhe mësuesit, të cilët kanë pohuar se në oborrin e shkollës, rreth 20 m larg klasës janë djegur mbeturina dhe tymi i tyre është futur në klasë pasi dritarja ka qenë e hapur”, sqaron policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka tha nga salla e Parlamentit se ka dyshime që në shkollë është konsumuar hashash.

Noka: Ti qesh por në Fushë Krujë : 4 vajza të klasës së 8-të u transportuan në qendër shëndetësore. Ka dyshime se u konsumua hashash në shkollë./Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?