Krujë, asgjësohen mina antitank në pyll

Policia e Krujës ka gjetur  4 mina kundratanke pa ndezëz, 8 granata dore mbrojtëse pa ndezës dhe 12 fishekë model 53 në një kabinë automjeti.

Pajisjet luftarake u gjetën një ditë më parë në në fshatin Nuaj, Krujë, në vendin e quajtur “Shubater”në një zonë të pyllëzuar, në një kabinë automjeti gaz-51.

Policia po punon për identifikimin dhe  kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenin 278/4  të Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?