Krujë, e qëllojnë me çifte në banesë, i lënë mesazhin “Largohu Kaur!”

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur fshatin Mallkuç të Krujës. Persona të panjohur kanë shtënë disa herë me cifte në banesën e bashkëfshatarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi orëve të mbrëmjes së të mërkurrës 18 shkurt. Nga të shtënat janë thyer xhamat e banesës dhe xhamat e makinës në oborrin e shtëpisë. Për fat të mirë 3 fëmijët e Ndue Kacit kanë shpëtuar pasi rastësisht së bashku me nënën e tyre,  nuk ndodheshin në divanin pranë dritares.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë kur në portën e jashtme të banesës së Ndue Kacit, I ardhur në Mallkuc nga një fshat më i largët i Krujës, ishte vendosur një parullë që bie ndesh me harmoninë fetare aq të përfolur në Shqipëri. “Largohu Kaurr!” ishte mbishkrimi i vendosur në portën e Ndue Kacit.

Policia e Krujës ka nisur këqyrjen e vendit ku ndodhën të shtënat, por pa mundur ende të arrestojnë autorët e mundshëm.

SHKARKO APP