Krujë, gjendet makina e djegur, policia: Është përdorur për vepra kriminale

Një makinë e braktisur është gjetur e djegur  në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në fshatin Larushk te Krujës. Mjeti i braktisur u gjet nga banmorë të zonës rreth orës 6.30 minuta.

Makina tip BMV dhe pa targa eshte djegur teresisht, dhe banoret e fshatit larushk, pasi e kane pikasur duke u djegur, menjehere kane njoftuar policinë e cila ka ardhur menjehere ne vendngjarje bashke me ekspertet e kriminalistikes te cilet po punojne per zbardhjen e metejshme te ngjarjes.

Sipas policise së Krujës kjo makine dyshohet te jete perfshire në ndonjë krim, por pa specifikuar për çfare ngjarje bëhet fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?