Krujë, nxënësi kapet me pistoletë, do vriste mësuesin

Placeholder Image

Një nxënës 14-vjeçar është ndaluar mesditën e sotme në Larushk të Krujës, pasi do të vriste mësuesin e tij të fizkulturës. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë.

Sipas tyre, ditën e sotme efektivat e Policisë në Komisariatin e Policisë Krujë, pas një telefonate të marrë në Sallën Operative, mbi një konflikt në shkollën 9-Vjeçare në Larushk, kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme, ku kanë bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale midis një nxënësi dhe mësuesit të tij të fizkulturës, duke ndaluar në flagrancë shtetasin:

K. M., 14 vjeç, banues në Larushk, nxënës në shkollën 9-Vjeçare Larushk.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi i mësipërm, gjatë paradites së sotme është konfliktuar me mësuesin e tij, pasi ky i fundit nuk e ka përfshirë në një garë sportive.

Nga kontrolli fizik që iu krye shtetasit të mitur, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri tip pistoletë dhe dy fishekë.

Autori njihej në rrethin shoqëror si person problematik. Gjatë kontrollit që ekspertët i kryen armës së zjarrit, rezultoi se ishte me fishek të mbushur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme, për veprat penale, “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

SHKARKO APP