Krujë, vodhën gomat e servisit, arrestohen pas 1 muaji autorët
Tre shtetas kanë përfunduar në prangat e policisë së komisariatit të Vorës, pasi akuzohen si autorë të disa grabitjeve. Në pranga kanë përfunduar shtetasit:
-Edgar Xhepuzi 31 vjeç, banues në Krujë;
-Armando Xhepuzi 26 vjeç, banues në Krujë;
-Emirjan Lika 35 vjeç, banues në Laç.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
-A. Gj. 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
“Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 30.07.2017, në Fushë-Krujë kanë vjedhur goma autoveturash të markave të ndryshme, në servisin e shtetasit K.B., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë, ku disa prej gomave të vjedhura u gjetën në servisin e shtetasit Emirjan Lika”, sqaron komunikata.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penalen “vjedhja” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve Edgar Xhepuzi, Armando Xhepuzi dhe A.Gj dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në ngarkim të shtetasit Emirjan Lika.

