Kryebashkiaku Disha: Mbështesim nismën për reformën territoriale, të gatshëm të kontribuojmë

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi sot dëgjesa me kryetarët e bashkive të qarkut Elbasan, ku në fokus ishte funksionimi i pushtetit vendor pas reformës territoriale të vitit 2014, sfidat e autonomisë financiare dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, kryebashkiaku Mariglen Disha tha se bashkia Librazhd mbështet nismën për reformën territoriale si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës sonë.

”Bashkia Librazhd mbështet nismën për reformën territoriale si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës sonë. Jemi të gatshëm të kontribuojmë që kjo reformë të jetë në funksion të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit”,-tha Disha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?