Kryebashkiaku Erion Veliaj: Siguria e fëmijëve, prioriteti ynë!

“Ka përfunduar rifreskimi i vendkalimeve pranë shkollave dhe kopshteve të Tiranës. Kjo ndërhyrje është bërë pranë shkollave “Ramazan Jarani”, “Betim Muço”, “Avni Rustemi”, si dhe kopshteve Nr.1 dhe Nr.60” shkruan kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në postimin e tij në rrjetet sociale, duke shprehur vlerësimin në rritje që ai i kushton sigurimit të fëmijëve, që sipas tij është “Siguria e fëmijëve, prioriteti ynë!

Përmes galerisë së fotove tregohet puna e bërë për rifreskimin e sinjalistikës së vendkalimeve pranë shkollave dhe kopshteve të Tiranës, të cilat do të garantohen me personel të policisë, në mënyrë që këto hallka të komunikimit me shkollat dhe kopshtet të funksionojnë në mënyrë të përsosur.

 

SHKARKO APP