Kryebashkiaku Erion Veliaj: Të pavaksinuarit nuk do të marrin pjesë në aktivitetet masive publike!

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka bërë thirrje sot qytetarëve që të vaksinohen, nëse duan të marrin pjesë në koncerte apo aktivitet masive publike në Tiranë.

I pranishëm në Ndoq, ku vizitoi një familje, banesa e të cilëve u rindërtua pas tërmetit, Veliaj u shpreh se në mënyrë që Tirana të hapet 100%, duhet që qytetarët të vaksinohen.

Nëse doni që Tirana të hapet 100%, pra që të lejohet publiku në ndeshjet e futbollit ose në koncerte, duhet të jesh i vaksinuar. Nëse doni të shkoni në aktivitete te Amfiteatri i Liqenit, në sheshin Skënderbej, apo të ndiqni koncertet e Dua Lipës, Rita Orës, s’ka rëndësi kush vjen, duhet të jeni të vaksinuar. Nëse nuk vaksinohesh, nuk ke pse e mban peng qytetin që të kthehet në jetën e tij normale. Sepse i bie që 1% e shoqërisë dikton 99% të të tjerëve. Nëse s’do të vaksinohesh, rri ti në shtëpi dhe beso idiotësitë e portaleve”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?