Kryebashkiaku Llatja dhe Ministri Salla: Mbështetje për fermerët, fokus te zhvillimi i bujqësisë dhe skema kombëtare 2026

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe deputeten Evis Kushi, zhvilluan një bashkëbisedim me fermerët e zonave të Treganit, Shushicës, Gjergjanit dhe Shirgjanit, ku në fokus ishin sfidat e sektorit të bujqësisë dhe mbështetja për zhvillimin rural.

Gjatë takimit u diskutua mbi Skemën Kombëtare 2026 dhe instrumentet financiare të vendosura në dispozicion të fermerëve, me synim rritjen e prodhimit, formalizimit dhe konkurrueshmërisë së produkteve bujqësore shqiptare.

Përfaqësuesit theksuan rëndësinë e mbështetjes konkrete për ekonominë rurale dhe forcimin e produkteve #MadeInAlbania, duke nënvizuar bashkëpunimin me fermerët si një element kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

U nënvizua gjithashtu roli i rëndësishëm që ka marrë tashmë Unaza Bujqësore, e cila ka ndikuar ndjeshëm në lehtësimin e qarkullimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore, duke rritur aksesin e fermerëve në treg dhe duke forcuar lidhjen mes zonave prodhuese dhe konsumatorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?