Kryebashkiaku Ndreu poston pamjet: Vijon transformimi i Bulevardit ”Gjergj Fishta”, nis shtresa e parë e asfaltit
Në qytetin e Lezhë vijojnë punimet për rikonstruksionin dhe transformimin e Bulevardit “Gjergj Fishta”, një nga projektet infrastrukturore në zonë. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu, thotë se projekti ka hyrë në një fazë të rëndësishme zbatimi, ku është parashikuar realizimi i shtresës së parë të asfaltit.
Punimet synojnë të lehtësojnë qarkullimin gjatë sezonit dhe të përmirësojnë aksesin për banorët e lagjeve përreth. Në kuadër të projektit parashikohet gjithashtu përmirësimi i infrastrukturës rrugore me standarde bashkëkohore, përfshirë sistemin e kanalizimeve, sinjalistikën rrugore horizontale dhe vertikale, si dhe krijimin e hapësirave të reja të gjelbra dhe shesheve publike.
Postimi i plotë
Sot vijon transformimi i qytetit me shtrimin e bulevardit “Gjergj Fishta”. Projekti po hyn në një fazë të rëndësishme, ku do të realizohet shtresa e parë e asfaltit, duke mundësuar lehtësimin e lëvizjes gjatë sezonit dhe akses më të shpejtë e më të sigurt për banorët e lagjeve të qytetit.
Ka nga ata që janë bezdisur, ka edhe nga ata që janë ankuar për vështirësitë e përkohshme që sjell puna në terren. Megjithatë, shumica e qytetarëve e dinë se rezultati do të vlejë çdo sakrificë, nuk do të ketë më përmbytje, nuk do të ndihen më aromat e ujërave të zeza, do të ketë rrugë me standarde bashkëkohore, hapësira të gjelbra të reja, sinjalistikë vertikale dhe horizontale moderne, si dhe sheshe publike të kuruara me instalacione bashkëkohore.
Punët që sjellin zhvillim kërkojnë durim, por përfitimet mbeten për shumë vite. “Askush, asnjëherë, nuk është mbytur në djersën e tij.” Ann Landers
KOHA JONË SONDAZH

