Kryebashkiaku në ikje: Po lë një bashki pa borxhe

Paraditen e së martës u zhvillua mbledhja e fundit mbi analizimin e punës së administratës në bashkinë Mallakastër, gjatë periudhës 4-vjeçare, 2015- 2019 nën qeverisjen e Agron Kapllanajt.

Kryebashkiaku në ikje falenderoi punonjësit e administratës së bashkisë për kontributin e tyre duke thënë se gjatë këtyre 4 viteve janë bërë gjëra, që siç vetë Kapllanaj u shpreh, përpara se të bëhej kryetar as që i imagjinonte.

“Bashkinë e gjeta me borxhe në paga, kopshte dhe çerdhe. Pas 4 vitesh janë shlyer të gjitha borxhet dhe punët publike. Deri në fund të vitit do të akumulohen 150 milionë lekë të reja”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po sot, është caktuar konstituimi i këshillit të ri bashkiak si dhe marrja e detyrës së kryetarit të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Qerim Ismaili.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?