Kryebashkiaku Rakip Suli betohet në mandatin e dytë: Kamza do të jetë qytet model
Rakip Suli është betuar këtë të mërkurë, duke nisur detyrën në mandatin e dytë si kryebashkiak i qytetit të Kamzës. Të pranishëm në ceremoni ishte dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila përgëzoi kryetarin e Bashkisë Kamëz për mandatin e dytë.
Suli u shpreh se Bashkia Kamëz do të jetë institucioni i qytetarëve dhe secili do të jetë i njëjtë dhe do të marrë shërbimin e duhur. Gjithashtu theksoi se investimet do të vijojnë në shkolla, rrugë e në shumë drejtime tjera.
Rakip Suli së bashku me mbështetësit e tij ju drejtuan zyrës ndërsa premtoi se Kamza do të jetë qytet model dhe falenderoi çdo qytetar për votat dhe besimin e dhënë.