Kryebashkiaku Veliaj feston me fëmijët në Liqenin e Farkës

Pas vitit të vështirë të pandemisë, 1 Qershori i ka gjetur këtë vit fëmijët më të gëzuar dhe në atmosferë festive si rezultat i aktiviteteve të shumëllojshme të organizuara në ditën e tyre.

Parku i madh i Liqenit të Farkës në Tiranë gumëzhinte ditën e sotme nga vogëlushët, për të cilët është kujdesur Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve t’i surprizojë me një festë gjigande me animatorë, muzikë, kërcim, sport dhe lojëra të shumta.

Festës së 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Një ditë plot me ngjyra për fëmijë, animim, muzikë, kanotazh, ëmbëlsira, lojëra dhe plot surpriza për fëmijë të të gjitha moshave ishin motivi i kësaj feste.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?