Kryebashkiaku Veliaj: Pas luftës do të ndërtojmë një shkollë për fëmijët e Kharkivit, Ukrainë

“Ishte një kënaqësi e veçantë të dëgjoja fjalët e kryebashkiakut të Kharkiv-it, mikut Ihor Terekhov, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Tirana është e lumtur të bëhet pjesë e Këshillit Koordinues, bashkë me qytete të tjera partnere, për të dhënë sadopak ndihmë në rindërtimin e Ukrainës.
Tirana dhe qytetarët e saj e kanë zemrën e madhe, ndaj do të kontribuojmë me ndërtimin e një shkolle të re për fëmijët e Kharkivit, pas mbarimit të luftës.
Shqiptarët i gjenden gjithmonë mikut në ditë të vështira!”– shkruan Erion Veliaj pasi priti dje kryetarin e kësaj bashkie të Ukrainës.

SHKARKO APP