Kryediplomatët e BE pro Xhaçkës: Qasje strategjike ndaj Ballkanit Perëndimor drejt Integrimit
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, mbështetën njëzëri perspektivën evropiane e Ballkanit Perëndimor. Janë vlerësuar reformat e ndërmarra nga Shqipërisë si dhe standardet e arritura në zgjedhjet e 25 prillit.
Kryediplomatët e BE mbështetën apelin e ministres Xhaçka për nevojën e një qasje strategjike të Bashkimit Evropian ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor, duke ritheksuar edhe njëherë se vendi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Europian, falë punës së mirë të bërë për përmbushjen e objektivave për anëtarësim.
Po ashtu Ministrat e Jashtëm të BE janë shprehur gjithashtu se po bëhen përpjekjet maksimale për të zgjidhur ngërçin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, për t’i hapur rrugë mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, brenda presidencës portugeze.
KOHA JONË SONDAZH

