Kryekomisari i Krimeve Kompjuterike: Denoncojini rastet

Kryekomisari i Sektorit të Krimeve Kompjuterike, Hergis Jica ka folur për rastin e 20-vjeçarit që u arrestua për hakerimin e 3000 adresave personale nëpër rrjete sociale. Jica bëri me dije se krimi kibernetik po shtrin rrënjët e tij në Shqipëri.

I pyetur për llogaritë e hakuara nga i riu, Jica deklaroi se nuk dihet ende nëse ka llogari të personazheve të njohur. Ndërsa sa i takon fotografive intime të gjendura në adresat e vjedhura, Jica tha se hetimet po fokusohen tek mosha e vajzave që ndodhen në foto. Ai theksoi se në rast se konfirmohet që fotografitë janë bërë në një moshë minorene, ligji do të ndryshojë.

“Megjithatë, unë them se thembra e Akilit është shtëpia. Familjarët duhet të kujdesen ndaj ekspozimit që mund të kenë fëmijët e tyre në rrjet”, u shpreh kryekomisari i Sektorit të Krimeve Kibernetike në studion e ”Report Tv”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?