Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryemadhi: Beteja për 25 prillin, është betejë për 25 vitet e ardhshme, do sundojë oligarkia apo do sundojë rinia?

Aktualitet E mërkurë, 27 Janar 2021 17:56
Kryemadhi: Beteja për 25 prillin, është betejë për 25 vitet e ardhshme, do sundojë oligarkia apo do sundojë rinia?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me votues për herë të parë që zhvilloi të mërkurën në Lushnje deklaroi se Programi “Mëso dhe fito”, “Taksa e së Ardhmes 1%” janë  pjesë e pesë prioriteteve të LSI-së për rininë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryetarja e LSI-së vlerësoi se sot LSI është në këmbë për shkak të këtyre votuesve për herë të parë.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 5 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 5 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 6 orësh

“Në partitë politike ikin e vijnë shumë njerëz. Të vetmit njerëz që rrijnë stoik, krijojnë histori, janë votuesit për herë të parë, pasi janë një element i fuqishëm në jetën politike të të gjithë shoqërisë shqiptare. Është vota më me shpirt, entuziazëm, vota më e fortë. Vërtetë në kutinë e votimit, vota e Katerinës dhe Monikës janë njëlloj, por vota e Katerinës është shumë më e fortë, sepse Katerina ka shpresë, energji, dëshirë dhe pritshmëri shumë të lartë. Katerina, unë do të bëja gjithçka që ti dhe brezi yt të mos ikë nga Shqipëria. Një nga problemet më të mëdha që është sot dhe ti e ndjen presionin, çdo ditë, në shkollë, familje, shoqëri se çfarë do të ndodhë me mua, pasi të mbaroj maturën. Kjo është gjëja e parë që do të ju japim forcë ju dhe ju nëpërmjet forcës së votës të detyroni politikën, duke nisur nga Monika edhe pse Kejdi është njëlloj e fortë si ju. Duke detyruar Kejdin dhe gjithë forcën politike. Nuk besoj se ka ndonjë freshist që do të ikë nga Shqipëria. Të gjithë duan të rrinë këtu, me prindërit. Nuk besoj se ka ndonjë të ri që do të ikë. Kjo është një nga gjërat që ne duam ti japim forcë dhe fuqi votës tuaj. Prandaj unë do ju thoja, mos ndalo, fol çdo ditë me shokët e klasës edhe pse i bëni mësimet online, fol me ta, diskuto që të bindni jo vetëm rrethin thuaj shoqëror, por edhe familjet tuaja që të bëjmë ndryshimin. Ne kemi një program, nuk është shumë i madh, i komplikuar, është shumë i thjeshtë. Ka 5 prioritete shumë të thjeshta. Njëra ka të bëjë me xhepin e përditshëm të shqiptarëve, në mënyrë të tillë që familjet të kenë mundësi të luftojnë sa më shumë varfërinë. Dy pika janë shumë të rëndësishme për arsimin. Njëra është mëso e fito dhe tjetra është çështja e takses së të ardhmes që është 1% për bizneset e mëdha, që të shkojë drejtpërdrejt për Arsimin, të mos futet në buxhetin e shtetit që bëhet siç i do qejfi qeverive. Pra siç ja merr shkon direkt e në arsim. Pikën e katërt që e kemi për fermerët, meqë jemi në Lushnje, për të pasur prodhim vendase me zero % TVSH. Kjo do të thotë që shqiptarët të prodhojnë shqip, të konsumojnë shqip dhe të fitojnë shqip. Pra prodhimet e fermerëve të Lushnjes, Beratit, Gjirokastrës, Korçës etj., të mos hidhen në plehra, por të konsumohen. Dhe pika e fundit është nga bebja në bebe, që akoma nuk po na e kuptojnë ekonomistët idiotë, pasi po të kishim ekonomistë të mirë, Shqipëria nuk do të ishte kaq e varfër është nga bebja në bebe. Është një politikë që nuk e kemi shpikur ne, por e zbatojnë vende shumë të zhvilluara që kanë vizion për të ripopulluar shtetet e tyre, për të rritur jo vetëm lindshmërinë, por edhe për të rinuar moshën mesatare të popullatës së tyre, siç është Kanadaja apo SHBA. Por kjo është LSI, është një parti që kur e nisi betejën e vetë e nisi para 17 vitesh. Sot ja ku jemi. Dhe ajo që është akoma më e rëndësishme 25 vjet ikin shumë shpejt dhe do jetë më e rëndë për ne kur të mos kemi asnjë të ri në Shqipëri dhe do të kemi vetëm pensionistë të cilët do të qajnë dhe do të vajtojnë për mungesën e fëmijëve të tyre, sesa të kursejmë disa para, t’ua heqim oligarkëve ose koncesioneve dhe ti vendosim në shërbim të rimëkëmbjes së vendit tonë. Pra nga një emergjencë e menjëhershme e 5% që krijon efekt të menjëhershëm në buxhetet e familjeve shqiptare, te projekti bebe në bebe, që në fund të ditës gjithë ky zinxhir prej 5 prioriteteve krijon më shumë  punësim për shqiptarët, punësim të mirëpaguar, profesionistë të mirë të cilët sa më cilësor të jenë studentët dhe nxënësit tanë, sa më cilësor të jetë arsimi aq më shumë do të mirëpaguhen. Aq më të mirë do të jenë, aq më konkurrues do të jenë në tregun e punë dhe në rajon dhe mbi të gjitha do të jetojnë të lumtur në Shqipëri, në këtë vend të bekuar. Jepini forcë votës suaj, punoni me të gjithë, imponojuni politikës, vendoseni me shpatulla pas muri, sepse është e rëndësishme që beteja për 25 prillin, është betejë për 25 vitet e ardhshme, kush do sundojë, do sundojë oligarkia apo do sundojë rinia”, deklaroi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Kryemadhi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 4 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 5 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 5 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 5 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 8 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 7 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.