Monika Kryemadhi: Blini shqip, konsumoni shqip, gëzoni shqip!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke uruar shqiptarët për festat e fundvitit ka kërkuar që qytetarët të konsumojnë produkte vendase.

Në një mesazh në Facebook,  Kryemadhi shprehet se “tavolina e festës duhet të jetë sa më shumë shqiptare, ndaj të konsumojmë sa më shumë produkte shqiptare. Produkte të shkëlqyera, që i prodhon djersa dhe mundi i papërshkrueshëm i mijëra shqiptarëve të lënë pasdore nga kjo qeveri, që i ka hequr çdo subvencion fermerëve dhe agropërpunuesve shqiptarë”.

Mesazhi i plotë i kryetares së LSI:

Swiss Digital Desktop Reklama

Të nderuar miq!

Swiss Digital Mobile Reklama

Në festat e fundvitit ashtu sikurse është traditë të gjithë do të shtrojnë tavolinën për darkën e festës.

Ndajmë gëzimin, por edhe është momenti të mendojmë shumë më shumë për njëri-tjetrin, sepse kemi nevojë si asnjëherë më parë për njeri-tjetrin.

Tavolina e festës duhet të jetë sa më shumë shqiptarë, ndaj të konsumojmë sa më shumë produkte shqiptare.

Produkte të shkëlqyera, që i prodhon djersa dhe mundi i papërshkrueshëm i mijëra shqiptarëve të lënë pasdore nga kjo qeveri, që i ka hequr çdo subvencion fermerëve dhe agropërpunuesve shqiptarë.

Tashmë përmes një politike prej shërbëtorësh të interesave të oligarkëve qeveria kërkon që ti vendosë produktet shqiptare edhe përballë konkurrencës sa të pandershme aq edhe antikombëtare.

Konsumoni shqip, konsumoni frutat, zarzavatet, bulmetrat, verën, birrën, miellin shqiptar, në ndihmë të gjithë fermerëve dhe prodhuesve të shijes së mrekullueshme shqiptare që të mbështesim fort njëri-tjetrin edhe në këto ditë festash,ashtu siç gjendemi pranë në ditë të vështira.

Gëzuar Viti e Ri jo vetëm me urimin shqip, por edhe me produktet unike shqiptare në tavolinat tona.

Bleni shqip, konsumoni shqip, gëzoni shqip.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?