Kryemadhi citon vargjet e Fishtës: E pafalshme që qeveria s’ka bërë asgjë për regjistrimin e Eposit të Kreshnikëve në UNESCO

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët e Malësisë së Madhe. Në këtë zonë më tradita kombëtare dhe kulturore, Kryemadhi është takuar dhe me  lahutistin virtuoz Jonuz Delaj.

Kryemadhi shprehet se është e pafalshme që qeveria “Rama” nuk ka bërë asgjë këto vite për regjistrimin e Lahutës dhe Eposit të Kreshnikëve si pasuri kombëtare në UNESCO.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë takimeve të zhvilluara me strukturat e LSI si kryetare partie, në Malësinë e Madhe, pata kënaqësinë që të takoj si qytetare, rapsodin e jashtëzakonshëm të Malësisë, lahutistin virtuoz Jonuz Delaj. Janë mijëra vargje të Eposit shqiptar që janë kënduar me këtë instrument të pakrahasueshëm dhe përcjellë brez pas brezi si një trashëgimi e rrallë dhe nga më të çmuarat për çdo brez shqiptarësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë bisedës me Jonuzin më erdhën ndërmend disa vargje të poetit tonë kombëtar At Gjergj Fishta, tek “Lahuta e Malcis”:

Përsè flamuri kuq e zí,

Sod mâ s’ pari, bukurí

Porsì fleta e Engllit t’ Zotit,

Po valvitë mbí tokë t’ Kastrjotit,

Si valviti dikúr motit;

E dér m’qiellë ushto brohrija,

Kah gërthet fusha e malcija:

Per jetë t’ jetës rroftë Shqypníja!

Një vepër e rrallë dhe monumentale, ku ndërthuret letërsia, tradita dhe historia jonë.

Ndërsa në anën tjetër mu përvijua dështimi i Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Jashtme për çështjen e trashëgimisë jo materiale së lahutës në UNESCO. Megjithëse ka kaluar mbi një vit e gjysëm ende asnjë veprim, vetëm fjalë dhe propagandë. Ka shtatë vite në qeverisje dhe nuk ka bërë asnjë veprim për regjistrimin e Eposit të Kreshnikëve në trashëgiminë jo materiale në UNESCO, megjithëse studimi është i plotë dhe ka fituar dhe çmim nga Europa Nostra.

Ministria e Kulturës dhe qeveria e Rilindjes do të kujtohen si shkatërruesit dhe rrënuesit e Kulturës dhe vlerave materiale e historike të saj. Do të kujtohen për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar si dhe dhjetëra ndërtesave të trashëgimisë kulturore të kategorisë së parë dhe të dytë në Tiranë.

Do të mbahet mend si rrënuesit e vlerave për t’i hapur rrugë betonizimit dhe pastrimit të parave nëpërmjet ndërtimit.

Ndaj LSI dhe Opozita e Bashkuar duhet të investojë seriozisht në ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore të shqiptarëve. Duhet të rikuperojmë sa më shumë nga ky shkatërrim talebanesk i Rilindjes.

Opozita e Bashkuar nuk është thjesht vetëm një emërtim politik, por është edhe një koalicion shumë më i gjerë. Ai është një bashkim me qytetarët si Jonuzi dhe me të gjithë përfaqësuesit dhe përçuesit e vlerave kombëtare dhe ruajtësit e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?