FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryemadhi lëshon akuzat: Selia e ”bravës”, mjeshtre e gjobave ndaj biznesit

Që pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, koalcioni PD-LSI rrugët i pati të ndara përfundimisht sa ishte Basha kryetar. Sot kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi hedh akuzat e forta që Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij kanë përdorur pozicionet politike për t’u vendosur gjoba bizneseve.

”Politikisht të gjithë kemi folur, edhe mediatikisht. Problemi është kush merr përsipër për të vendosur firmën dhe për të bërë padi me fytyrën dhe emrin e tij. Është e thjeshtë të dalësh duke folur, për të vendosur një gjobë e pas tri ditësh të mbyllësh gojën. Tash, duket shumë qartë që selia e bravës ka qenë mjeshtre për të vendosur gjoba ndaj biznesit”, tha Kryemadhi në ”A2cnn”.

Po ashtu Kryemadhi akuzoi edhe kryetaren e komisionit hetimor për inceneratorët, nënkryetaren e PD-së Jorida Tabaku, se ka punuar për ta mbyllur çështjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Raporti i zonjës Tabaku ishte për t’i vënë kapak historisë së inceneratorëve e për ta lënë deri te Lefter Koka. Zonja Tabaku me sa duket ka marrë sëmundjen e ish-kryetarit të saj, ose kryetarit që e ka akoma, Lulzim Basha, duke gënjyer. Tabaku i ka çuar një letër zotit Vasili përmes Genc Gjonçajt. Ndërkohë që Vasili i ka çuar letër Bashës që LSI duhet të jetë pjesë e komisionit. Zonja Tabaku ka vendosur veton për mospranimin e LSI në komision”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?