FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryemadhi: Mamanë e quajtën pastruese. E ëma: Direktivat u dhanë në Kongresin e PS-së!

Ish-deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha se nënën e saj, Fatime Kryemadhi, SPAK e ka përfshirë si të pandehur në dosje, sepse ka ndihmuar atë për të pastruar veprën penale të fshehjes së pasurisë.

”E kanë quajtur pastruese, sepse mamaja ime më ka ndihmuar mua për të pastruar veprën penale, pastruese e kanë quajtur. Mamaja ime ka blerë shtëpinë e vetë dhe pretendohet se ka blerë shtëpinë me paratë që i kam dhënë unë”, tha ajo për gazetarët pas daljes nga Prokuroria.

Kurse vetë Fatime Kryemadhi, e cila doli pas të bijës nga godina, foli shkurtimisht duke fajësuar Partinë Socialiste për hetimin ndaj familjes së tyre. ”U dhanë direktivat në Kongresin e PS-së dhe u shpërndanë. U dhanë në Kongres direktivat’‘, tha ajo shkurtimisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?