Kryemadhi: Programi i LSI-së do të çlirojë ekonominë shqiptare nga oligarkia dhe krimi i organizuar
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli nga Konventa Kombëtare për Programin e LSI-së. Ajo theksoi se ky program në bashkëpunim dhe me partnerët e tjerë të opozitës dhe Frontit Opozitar do ta ëlirojë ekonominë shqiptare nga oligarkia dhe krimi i organizuar. “Si Lëvizje Socialiste për Integrim, do të angazhohemi për të gjitha pikat e programit. Por jo vetëm për tu angazhuar politikisht, por për tu angazhuar në veprim politik, për të realizuar ato. Sepse vetëm më një program të tillë ku në bashkëpunim dhe me partnerë të tjerë të opozitës dhe të fronit opozitar duhet të çlirojmë ekonominë shqiptare nga oligarkia dhe krimi i organizuar. Duhet të çlirojmë arsimin shqiptar nga mediokrit dhe kapja e arsimit. Duhet të çlirojmë shëndetësinë shqiptare nga mafia e zezë. Duhet të çlirojmë çdo segment të shtetit shqiptar dhe administratës publike nga kapja e krimit të organizuar. Ajo që është shumë e rëndësishme kërkon punë të përditshme, kërkon angazhim të përditshëm, por mbi të gjitha kërkon besim. Kërkon besim dhe solidaritet me njëri-tjetrin. Mos ndaloni asnjë moment dhe asnjë minutë të ditës. Takoni çdo njeri, e di që është e vështirë sepse ndodhemi përballë presionit politik të qeverisë së Edi Ramës. Por bisha e plagosur në thagmat e fundit të saj bëhet më e tërbuar”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
KOHA JONË SONDAZH

