Kryetarja e LSI: Pse Rama nuk po i dëmshpërblen banorët e ”Unazës së Re”?

Nga Shkodra, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar sërish çështjes së banorëve të ”Unazës së Re”, për të cilët tha se ata duhet të dëmshpërblehen, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se me anë të këtij projekti po siguron hapësira ndërtimi për oligarkët dhe klientët e tij.

“Po e bën me qytetarët e Tiranës, ku i mashtroi dhe i intimidoi dhe i kërcënoi për ti marrë votën në 2017, tashmë sposton shtratin e Lanës për të krijuar hapësira ndërtimi për oligarkët dhe për klientët e tij me të ashtuquajturën “rrugë”.  Të na thotë Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, sa kushton projekti i rrugës që ai do të ndërtojë mbi pronat e qytetarëve? Ku do ti gjejë paratë dhe si do të financohen këto projekte? Përse duhet të prishen aq shumë ndërtime dhe aq shumë biznese për një projekt të tillë që në fakt nuk janë më shumë se 100 shtëpi? Përse Edi Rama po i kursen paratë për të kontribuar dhe për ti dëmshpërblyer qytetarët”?,-tha Kryemadhi.

Më tej ajo shtoi se 22 vjet këta banorë dhe këta qytetarë kanë paguar taksat e shtetit shqiptar, taksë pastrimi, taksë gjelbërimi e të gjitha me radhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ashtu siç kanë paguar nga 2-3 herë faturat për të legalizuar pronat e tyre. Jo nga pak lekë, por me miliona, me miliona dhe me miliona pafundësisht dhe pa llogaritur allishverishet që ne rëndomë i kemi parë se çfarë ka ndodhur në zyrat e ALUIZNI-t”, tha më tej kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?