Kryemadhi: Rama përgjegjës për viktimat e tërmetit
Kryeministri i vendit, Edi Rama është përgjegjës për mosveprim me dashje dhe është fajtor për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit. Kështu u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në emisionin “Open” në Top Channel. Kryemadhi tha se qeveria shqiptare është lajmëruar në 2014 nga United State European Common se emergjencat civile nuk funksionojnë. Një raport me 111 faqe dhe nuk është lëvizur as gishti u shpreh Kryemadhi.
“Z. Rama është përgjegjës për mosveprim me dashje. Këtu kam një raport të United State European Common, që në 2014-n ka njoftuar qeverinë shqiptare për mosfunksionimin e emergjencave civile. Është 111 faqe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk është lëvizur as gishti.
Shqipëria është e pajisur me 12 kamera të terminimeve të viktimave nën rrënoja, kur Shqipëria ka marrë pjesë në këtë sistem dhe vetëm një muaj më pas ka ndodhur tërmeti. Pajisjet që janë përdorur në trajnim nuk janë përdorur në momentin e emergjencës. A e dini ju dhe shqiptarët vdiqën për mosfunksionim të zjarrfikëses, të një autoshkalle të zjarrfikëses që është 54 metra e gjatë? Zjarrfikësja që është blerë me paratë e Bankës Botërore, 960 mijë euro, është 54 metra e gjatë sa gjysma e stadiumit Air Albania, sepse disa orë ka ndenjur e batuar shtëpia e familjes Lala. Normale që fëmijët e vegjël nuk mund të dilnin, duhej një shkallë horizontale për ti nxjerr. Por u turrën te hotelet e miqve të Edi Ramës”,- tha Kryemadhi.
Në emisionin “Open” në TCH ajo tha se nuk kishte mundur që të dilte në terren pasi “nuk donte që të bënte propagandë me fatkeqësinë e shqiptarëve”. Më pas ajo kritikoi edhe kryeministrin Edi Rama për shfaqjet e tij gjatë ditëve të tragjedisë dhe bashkëbisedimit me qytetarët.
“Nuk ndjej më mëshirë Edi Ramën por për shqiptarët. 51 viktimat vdiqën për faj të Edi Ramës. Monika Kryemadhi që të shajë me lot krokodili, që të filmojë varre të hapura nuk ka për ta bërë derisa të vdesë. Nuk e përdor fatkeqësinë e shqiptarëve për propagandë politike. Normal që mediat e Edi Ramës nuk i japin deputetët e opozitës por ERTV live gjatë gjithë ditës. Si bisedon Rama me një qen, si tallet me një njeri me defiçensa mendore, shfrytëzon fëmijët duke i nxjerrë Ronaldon. Ndjehem përgjegjëse që i kam dhënë këtij vendi me votë një kryeministër si Rama. Ky është Edi Rama. Politike kemi bërë në çdo moment por jo propagandë” ,– tha Kryemadhi.
Kryemadhi tha se Presidenti i paralajmëroi tërmetin dhe tha se atëherë i thanë se u çmend. “Thonit u çmend Presidenti se paralajmëroi tërmetin. Kot nuk thotë Rama se ka fallxhoren në shtëpi. Ja fallxhorja e parashikoi. Dhe askush nuk e dëgjoi Presidentin, e quajtur të çmendur”, – u shpreh Monika Kryemadhi.