Kryemadhi: Shqiptarët janë në ditën më të zezë ekonomike. Opozita, platformë për shpëtimin nga kriza

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot, pas takimit të aleatëve të PD-së, se opozita do të prezantojë platformë ekonomike për të zgjidhur problemet e krizës.

Në një prononcim për mediat, Kryemadhi deklaroi se shqiptarët ndodhen sot në ditën më të zezë ekonomike dhe qytetarët kërkojnë zgjidhje. Kryemadhi u shpreh se opozita do të nisë takimet me qytetarët në rrethe shumë shpejt.

Lidhur me reformën zgjedhore, Kryemadhi u shpreh se miratimi i saj është një nga kushtet e Bashkimit Europian për Shqipërinë, e cila më pas u hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

“Dua të bëj një sqarim se nesër mblidhet grupi i punës i këshillit politik. Këshilli politik përbëhet nga 10 vetë, 5 nga opozita jashtëparlamentare 5 i ka parlamenti. Grupi i punës përbëhet nga 4 vetë, që bëjnë përgatitjen e materialeve. Ta sqarojmë këtë se nuk e kuptojnë, edhe ambasadorët se bëjnë gafa diplomatike. Nesër është takimi i radhës për t’u përgatitur me punët që janë lënë në harresë. Ne jemi shumë të qartë dhe të vendosur që reforma zgjedhore që është kushti i parë duhet në mënyrë urgjente të mbarojë. Mbyllja e reformës çon vendin drejt një zgjidhjeje që janë zgjedhjet e reja. Se janë dy çështje, miratimi dhe implementimi”, tha Kryemadhi.

(lajmi në përditësim)

SHKARKO APP