Kryemadhi tregon bisedën me Halimin për Reformën në Drejtësi: I kemi drejtuar vetes pistoletën në kokë

Monika Kryemadhi flet për Reformën në Drejtësi, si edhe për korrupsionin në vend. Ajo thotë se për të luftuar korrupsionin thuasje nuk është bërë asgjë dhe se të gjithë bandat janë në arrati. Kryemadhi solli në vëmendje edhe një bisedë të bërë me Eduart Halimin lidhur me Reformën në Drejtësi, ‘i cili në atë kohë’ ndërsa kishte nisur reforma ishte shprehur ”I kemi drejtuar vetes pistoletën në kokë”.

”Unë midis klientelizmit dhe kapjes së shtetit nga bandat e drogës, zgjedh klientelizmit. Reforma në Drejtësi erdhi si kërkesë nga shoqëria civile. I është propozuar për herë të parë Presidentit të asaj kohe, Bujar Nishanit që nuk ka pranuar. I është çuar Ilir Metës, që ia la zotit Xhafa që ta drejtonte Komisionin, dhe u bë komisioni i famshëm i Reformës në Drejtësi. Kur e kemi miratuar Eduart Halimit ka thënë i kemi vendosur pistoletën në kokë vetes tonë.

Një nga problemet më të mëdha që ka pasur procesi i Vettig-ut ishte korrupsioni. Ne kemi bërë një reformë drejtësie që ka qenë si një shpenzim për prezervativë për të ruajtur korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sot të gjithë bandat i ke në arratisje. S’ke asnjë të ndaluar, as paraburgim as detyrim paraqitje…Ndërkohë vazhdon lufta e paepur kundër korrupsionin”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?