Kryemadhi uron besimtarët ortodoksë: Pashkë të gëzuara dhe paqe për të gjithë

Edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët ortodoksë për pashkët. Mesazhi i saj është që vetëm dashuria mes njëri-tjetrit është e gjithëpushtetshme mbi të keqen dhe rruga e duhur drejt paqes.

“Pashkë të gëzuara dhe paqe për të gjithë! Drita e Shenjtë që besimtarët ortodoksë kanë shpërndarë në të gjithë vendin, uroj të bekojë dhe ndriçojë përgjithmonë familjet, komunitetet e tyre, e me to, të gjithë Shqipërinë tonë.

Le të kujtojmë gjithmonë mësimin prej shembullit të Krishtit, se vetëm dashuria mes njëri-tjetrit është e gjithëpushtetshme mbi të keqen dhe rruga e duhur drejt paqes. Për shumë vjet Pashkët të gjithëve! Krishti u Ngjallë! Vërtet u Ngjallë”, shkruan Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?