Kryeministri britanik bisedë telefonike me Edi Ramën, zbardhen diskutimet

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka zhvilluar sot paradite një bisedë telefonike me Edi Ramën.

Sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë britanike, ata kanë diskutuar për marrëdhëniet e ngushta mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, duke vënë në dukje bashkëpunimin e rëndësishëm dypalësh, duke përfshirë tregtinë dhe investimet.

Kryeministri Sunak vuri në dukje progresin e fortë të bërë nëpërmjet partneritetit MB-Shqipëri për migracionin.

Të dy udhëheqësit pranuan se duhet më shumë punë për trajtimin e sfidës e migracionit të paligjshëm në Evropë.

Po ashtu bëhet me dije se ata nënvizuan rëndësinë e sigurimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë e Kosovë.

Duke iu kthyer situatës në Lindjen e Mesme, udhëheqësit diskutuan rëndësinë e trajtimit të rritjes së antisemitizmit në të gjithë globin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta të tolerancës dhe respektit.

SHKARKO APP