Kryeministri grek e priti në shtëpi, Rama tregon detaje nga dreka e punës
”Drekë pune”, kështu e cilësoi kryeministri Edi Rama, vizitën e tij këtë të premte në Athinë. Pa gjysmën e kabinetit që e shoqëroi në Ankara, Rama u prit nga kryeministri grek Mitsotakis, në shtëpinë e këtij të fundit. Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare tregoi edhe temat e bisedimit.
Postimi i plotë
Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike.
Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike🇦🇱🤝🇬🇷 pic.twitter.com/QzGx074KrQ
— Edi Rama (@ediramaal) January 8, 2021