Kryeministri grek Mitsotakis si Damian Gjjiknuri: Tërmet në zgjedhje!
Shprehja e Damian Gjiknurit “tërmet- tërmet”, kur e kishe fjalën për votimet, duket se është kopjuar nga kryeministri grek.
Fitorja e Demokracisë së Re në zgjedhjet parlamentare merr përmasa historike, pasi sipas vlerësimit të parë zyrtar të rezultatit kalon në 41% kundrejt 20% të SYRIZA-s.
Kyriakos Mitsotakis ka bërë një deklaratë për mediat pas daljes së rezultateve të para, ku është shprehur se qytetarët treguan se duan një qeverisje të pavarur dhe të fuqishme.
Një ‘tërmet politik’ e ka cilësuar Mitsotakis fitoren në këto zgjedhje, tamam si Damian Gjiknuri!
“Demokracia e Re ka miratimin e qytetarëve për të qeverisur në mënyrë të pavarur dhe të fuqishme”, tha ai.