Kryeministri i Anglisë bën shkurtime të ngjashme si Elon Musk në SHBA

Mbyllja e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar për Angline, dhe jo për pjesët e tjera të Britanisë si Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut, të cilat kanë kompentenca ekskluzive në bazë të decentralizimit, ishte një njoftim i papritur, të cilën kryeministri Stamer e cilëson këtë masë si të nevojshme, edhe pse kjo është krahasuar me shkurtimet e ngjashme që po bën Elon Musk në Amerikë në rrodhet e administratës.

Zëdhënësi i qeverisë britanike thotë se Inteligjenca artificiale dhe dixhitalizimi do çlirojë rreth 45 miliardë sterlina që mund të shpenzohen në sektor të tjerë të shëndetësisë. Mendohet të shkurtohen rreth 15 mijë e 300 vende pune dhe 3300 zyrtarë në departamentet qeveritare të Shëndetësisë. Në total i gjithë Shërbimi Shëndetësor britanik mendohet se ka të punësuar rreth 1 milonë e 365 mijë vetë dhe ka një buxhet prej më shumë se 190 milardë e 300 milionë çdo vit.

Ky shërbim shëndetësor është krijuar në 5 korrik të vitit 1948 pas Luftës së Dytë Botërore nga qeveria Laburiste e asaj kohe dhe është sistemi i dyte më i madh në botë i shërbimit shëndetësor pas atij në Brazil. Kryesisht ky shërbim shëndetësor financohet nga qeveria dhe të ardhurat e taksave dhe një pjesë e vogël nga kontributet që sigurohen nga Sigurimet Kombëtare. Është një shërbim falas në momentin e dhënies së tij për të gjithë britanikët. Mbyllja e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar për Anglinë, mendohet të zgjas rreth dy vjet për tu përmbyllur, dhe qeveria e justifikon këtë masë si nevojë për të përmbushur premtimin elektoral për shkurtimin e listës së pritjeve për pacientët. Opozita e ka mbështetur këtë masë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka pasur edhe në të shkuarën përpjekje nga konservatorët për privatizim të këtij shërbimi, i cili për britanikët është i shenjtë si institucion publik dhe me pasoja elektorale për çdo qeveri, te ditës, nëse tentohet të privatizohet apo dobësohet. Laburistët thonë se këto reforma janë më të thellat në fushën e kompetencave decentralizuese në historinë e Shërbimit Shëndetësor britanik, i cili vuan realisht nga një burokraci e dukshme menaxhuese, si shume institucione publike, përndryshe nga ato private, edhe pse fondet kurrë nuk kanë munguar në këtë sektor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?