“Kryeministri i qeverisë teknike në Maqedoni duhet të jetë shqiptar”

 

Ish kryeministri Lubço Georgievski e ka përkrahë idenë që kryeministri i një qeverie teknike që do të formohej për tejkalim të situatës aktuale në Maqedoni, të jetë shqiptar. Gjatë debatit të organizuar nga QMBI, Georgievski ka vlerësuar se shqiptarët e Maqedonisë kanë së paku 4-5 intelektualë të kalibrit të lartë, që mund të ushtrojnë këtë detyrë, raporton "lajmpress.com".

“Kur jemi tek qeveria e ekspertëve u promovua ideja se më mirë do të ishte që në këtë moment një shqiptarë të jetë kryeministër i qeverisë teknike. Mua personalisht nuk më pengon kjo dhe vlerësoj se shqiptarët në vitet e fundit kanë nxjerr 4-5 intelektualë që mund të kryejnë me sukses këtë detyrë në Maqedoni”, deklaroi Georgievski.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka shtuar se do të ishte mirë që partitë kryesore ta mandatojnë qeverinë eventuale teknike që të zhvillojë negociata më direkte për tejkalimin e problemeve që po pengojnë integrimin e Maqedonisë, para së gjithash problemi për emrin me Greqinë dhe problemi me Bullgarinë. Georgievski poashtu ka propozuar që në funksion të tejkalimit të krizës, të propozohet amnistim i personave që kanë bë përgjimet, me qëllim që e vërteta rreth kësaj afere të dalë në shesh. (INA)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?