Kryeministri i Tajvanit fton Ramën dhe Bashën në Taipei (Taiwan)

 

 

Pas vizitës së sukseshme të Edi Ramës në Hong Kong ,gjatë këtyre ditëve dhe ekspozitës së tij për të cilën shkruan gjitha mediat, u tha se pala tajvaneze ka negociuar me palën shqiptare që ekspozitën e tij  kryeministri shqiptar ta ekspozojë edhe në Taipei (Tajvan), sepse ka shumë kerkesa për të parë e blerë pikturat e Ramës. Eksperti  i pikturave  Shui Pi Ho Nichel tha  se nëse  ekspozohet në Tajvan një pikturë e Edi Ramës shkon nga 100 mijë deri në 150 mijë euro. Dhe për këtë është mësuar se homologu tajvanez ka pronotuar pesë piktura nëse e sjellë në Taipei (kryeqyteti i Tajvanit), ndërsa sejcili nga ministrat e kabinetit tajvanez do të blejë nga një pikturë. Pjesmarrja do të jetë eiltare në Taipei. Nuk dihet saktësisht nëse fasada është për ekspozitën apo për takime të nivelit të lartë në mes dy shteteve. Dihet se Shqipëria nuk ka marrëdhënie diplomatike për momentin me Tajvanin, por ka vetëm më Kinën. Mundet që ftesa të vijë pas afrimit të Tajvanit me Kinën ditët e fundit. Presidenti kinez Xi Jinping dhe Presidenti i Tajvanit, Ma Ying-jeou do të takohen për herë të parë mbas 66 vitesh.Takimi historik do të mbahet të shtunën në Singapor, bën me dije agjensia zyrtare e Tajvanit. Ky është takimi i parë midis dy liderëve mbas ndarjes së vitit 1949, vit që u pasua dhe nga lufta civile. Por presidenti i Tajvanit Ma Ying-jeou është kritikuar nga opozita për këtë takim. Sipas tyre, ky takim do të shihej në botë si jo transparent. Lajmi për këtë takim historik midis dy presidentëve u dha ditën e djeshme nga burimet zyrtare të presidentit Ma Ying-jeou. Më pas ky informacion u konfirmua dhe nga agjensia zyrtare e Pekinit, Kina e Re.

Ftesa në  drejtim të Ramës ka shkuar ditët që ai ishte në Hong Kong e që është 40 minuta me avion nga Tajvani, por duket se nuk ka përgjigje definitive zyrtare nga Edi Rama. Mësohet se pala tajvaneze ka gjetur fije kontakti me Endri Fugën, drejtorin e komunikimeve në kryeministri, por nuk se çka është biseduar. Kerkesa duket se është bërë pasi kryeministri tajvanez ka marrë lejen e Presidentit të Shtetit Ma Ying-Jeou. Pala e Tajvaneze investon në Shqiperi mbi  2.5 miliardë dollarë amerikanë nëse Tirana vendos marrëdhenie diplomatike.

Mundet që një epokë e re po lind edhe mes Tajvanit dhe Shqipërisë e në këtë linjë mbetet edhe ftesa e palës tajvaneze për Edi Ramën. Gjithashtu pala e Taipeit ka ftuar edhe Lulzim Bashën për një vizitë zyrtare. Nuk dihet nëse ftesat janë në një ditë me Ramën apo mundet ndonjë “rastësi” tajvaneze ti bashkojë Ramën dhe Bashën në Tajvan !

SHKARKO APP