Kryeministri italian: 5 të vdekur, janë dhe 70 persona në bord

Kryeministri Italian, Mateo Renzi tha sot në një konferencë për mediat se nga incidenti në anijen “Norman Atlantic”, kanë humbur jetën pesë persona. Lajmi është konfirmuar dhe nga ministri grek i Marinës, Miltiadis Varvisiotis. Ministri grek tha se trupat janë gjetur në ujë.

Kryeministri italian tha se brenda pak orësh do të përfundojë operacioni i shpëtimit për gjithë personat që janë në bordin e anijes. Ndërkohë që kushtet e motit në brigjet italiane janë ende të këqija.

Sipas kreut të qeverisë italiane nga anija janë ende pa u evakuuar 70 persona. Ndërsa numri i personave të shpëtuar është 379.

SHKARKO APP