Kryeministri mbledh të mërkurën deputetët dhe ministrat te Pallati Brigadave

Partia Socialiste do të zhvillojë të mërkurën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar.

Sipas mesazhit, mbledhja do të zhvillohet në orën 12:30 në Pallatin e Brigadave. Mbledhja vjen pak ditë pas miratimit në Kuvend të hartës se re territoriale.

“Të nderuar kolegë, Ju njoftoj se ditën e mërkurë, datë 14 tetor 2026, në orën 12:30, do të zhvillojmë mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar në Pallatin e Brigadave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë arsye, ditën e hënë, datë 12 tetor, nuk do të zhvillojmë mbledhjen e zakonshme të Grupit”, thuhet në mesazhin e dërguar deputetëve..

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Politika 3449 (34.4%)
Shoqeria civile 6581 (65.6%)

Vota totale: 10030