FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri “merr në pyetje” Ilir Shaqirin: Bir yjesh…

I ftuari i radhës i kryeministrit Edi Rama në podkastin e tij ka qenë balerini i njohur Ilir Shaqiri.

Balerini ka treguar se vajza e tij e flet shumë pak gjuhën shqipe, por theksoi se ajo e viziton shpesh Shqipërinë.

Ai rrëfeu se tashmë Emily është fejuar me një italian, teksa shtoi se “e kam shtrydhur pak nga ana psikologjike le të themi, që ta kuptoj”, por theksoi se ai është djalë i mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ilir Shaqiri ka folur edhe për programin e ri që do të bëjë bashkë yjet shqiptarë të diasporës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Tani po merrem me super projektin Yjet Shqiptarë të Diasporës. Ka lindur një vit më parë. Është një projekt që e kam menduar për shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit. Për momentin jemi fokusuar te Evropa, kemi bërë mbi 12 qytete, është një “Tu si que vales”. Skena është e jotja dhe mund të tregosh atë që je dhe atë që ke.

Vetëm Italia kishte 180 kërkesa. Bëmë Romën, u detyruam të shkojmë dhe në Milano se kishte shumë kërkesa. Kemi prekur rreth 600 konkurrentë, që janë shfaqur për t’u bërë pjesë e gjysmëfinales dhe finales”, tha Shaqiri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?