Kryeministri: “Paketa e Maleve” sjell zhvillim të ri dhe rikthen investimet në zonat malore

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një mesazh informues mbi mundësitë që ofron kjo “paketa e maleve” për zhvillimin e zonave malore në vend.

“”Paketa e Maleve” u jep jetë dhe zhvillim të ri zonave malore, duke lehtësuar investimet e atyre që duan t’i kthehen vendlindjes së të parëve dhe duke krijuar mundësi reale në turizëm dhe agroturizëm, bujqësi, blegtori dhe agropërpunim”, u shpreh Rama.

Kryeministri ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku shfaqet një vajzë e re që flet për mundësitë që kjo paketë ofron për ata që duan të kthehen dhe të investojnë në zonat malore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Malet nuk janë thjesht natyrë, janë mundësi për të ndërtuar, për t’u kthyer dhe për të investuar aty ku fillon gjithçka”, thotë ndër të tjera vajza në video.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?