Kryeministri për situatën e rrezikshme në Novoselë
Edi Rama ka postuar shënimin dhe videon për Novoselën
Situata në Njësinë Administrative Novoselë vijon të jetë në monitorim të plotë nga ekipet e Bashkisë Vlorë dhe institucionet e tjera shtetërore, si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, nga reshjet e rëna gjatë natës dhe në orët e fundit.
Bashkia e Vlorës, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të emergjencave civile, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, ka angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme në terren dhe ndodhet në gatishmëri të plotë për të asistuar banorët, si në rast nevoje për evakuim, ashtu edhe për marrjen e masave të duhura për shpëtimin dhe sigurinë e bagëtive.
Bashkia u bën thirrje banorëve të ndjekin me përpikëri udhëzimet e strukturave në terren dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara, deri në normalizimin e situatës.
Njoftojmë banorët të telefonojnë në numrat e vendosur në dispozicion:
Emergjencat Civile
+355 69 213 9738
Ndërmarrja e Shërbimeve Publike
+355 69 541 9296
Ujësjellës-Kanalizime
+355 69 572 3432
KOHA JONË SONDAZH

