Kryeministri prezanton Dash Sulën si Kryeinspektor të Përgjithshëm: S’ka lënë gjë pa më thënë në Parlament, por…
Kryeministri Rama prezantoi sot Dashnor Sulën si Kryeinspektor të Përgjithshëm.
Rama nuk i kurseu batutat për Sulën, i cili në legjislaturën e fundit ishte kundërshtar i tij politik.
“Emërimi i tij është edhe një lloj sfide sepse ky zotëria nuk më ka lënë gjë pa thënë në parlament.
Një gjë është e sigurt, që deri tani, nuk mund të themi se me inspektimin kemi bërë progresin e nevojshëm. Inspektimi mbetet një problem dhe hendek në të gjithë organizimin e shtetit tonë.
Megjithatë nga ana tjetër kam besuar gjithmonë se ndryshimi i sistemit është përgjigja, mund të sjellim njerëz nga kudo, edhe nga hëna, por nëse nuk ndryshon sistemi është e kotë.
Dua të them që kryeinspektori Dashnor Sula vjen nga një karrierë politike, por ka kualifikimin e duhur për këtë rol, por ka edhe sfidën që të gjitha ato që i ka thënë Blerinës në parlament, ka mundësi t’i adresojë. Ndarja politike është e natyrshme sepse jetojmë në sistem demokratik, por kur vjen puna tek shteti dhe te objektivat e përbashkët, për aq kohë sa na jepet mundësia do punojmë bashkë. Kjo është edhe një lloj sfide personale sepse as mua s’më ka kursyer zotëria kur kam qenë në parlament, tani ta shohim se si i bën gjërat, edhe pse nuk na ka lënë gjë pa na thënë ne. Ta mbash me shëndet përgjegjësinë, tani kanë ndryshuar rolet”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

