Kryeministri Rama: 20 milionë turistë, ambicia për “Shqipërinë 2030”

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat dhe kryebashkiakët për të diskutuar lidhur me sigurinë dhe shërbimet që do t’i ofrohen turistëve.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ky vit ka nisur me një rritje befasuese të numrit të turistëve.

Sipas tij, ambicia për ‘Shqipërinë 2030’, sa i takon turizmit është që Shqipëria të arrijë numrin e 20 milionn turistëve.

“Sot nëse më pyesni se ku do jetë Shqipëria 2030 në raport me numrin e turistëve dhe nëse i kthehem objektivit tonë shumë ambicioz për të pasur 20 milion turistë në 2023, kam shumë frikë se do gaboja pasi do na duhet të shohim edhe këtë vit dhe vitin e ardhshëm për të pasur siguri për një projeksion 5 vjeçar. Nuk është marrëzi të mendosh që kjo shifër do arrihet shumë më parë dhe që në 2020 kërkesa për Shqipërinë mund të arrijë deri në 30 milion. Por kur flasim për rritjen e kërkesës duhet të mos harrojmë asnjëherë ofertën, çfarë ne do bëjmë sot vit pas viti që oferta jonë ti përgjigjet rritjes dhe natyrës së kërkesës. Të garantojmë që kjo kërkese të vijë në rritje dhe mos të goditet nga cilësia e ulët e ofertës. Duhet të jemi të shqetësuar për këtë rrezik. S’na duhet thjesht të rrisim numrin e vizitorëve e të huaj, na duhet një vend që i ekuilibron të gjitha shtresat dhe kategoritë e turistëve. Nuk janë numrat që kanë rëndësi, por cilësia e numrit. Në varësi nga kapaciteti i konsumit të një turisti përcaktohet edhe se sa interes ke”, u shpreh Rama.

Me tej kryeministri tha se duhet gjithçka për turizmin.

SHKARKO APP