Kryeministri Rama dëgjesë me fermerët në Divjakë

“Dëgjesë me fermerët për Skemën Kombëtare 2026, në kuadrin e dëgjesave të Ministrisë së Bujqësisë në të gjithë territorin e vendit”- shkruan kryeministri Rama nga Divjaka. Bashkë me kryeministrin ndodhet edhe zv/kryeministrja e Ministre e Energjitikës e Infrastrukturës, por njëkohësisht me drejtuesen politike të qarkut të Fierit, Belinda Balluku.

Takimi nuk kaloi pa debat.

Një qytetar ka ndërhyrë gjatë takimit të kryeministrit Rama në Divjakë. Ai ka theksuar se fermerët janë shtresa më e pambrojtur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ka bërë që kryeministri të revoltohet, dhe drejtuar fermerit i kërkoi që të ulej dhe të mos fliste pasi nuk ishte radha e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë diskutimi vijoi sepse fermeri u shpreh se nuk është e nevojshme të bëhet politike pasi duhet zgjidhje për problematikat me të cilat përballen fermerët.

Pjesë nga debati i fermerit në Divjakë me kryeministrin Edi Rama:

Fermeri: Nuk të vinë informacionet mesa kuptoj…

Rama: Nga e kupton këtë ti?

Fermeri: Një minutë, jam fermer!

Tentojnë që të mos flasë.

Fermeri: Disponoj deri në 20 Ha tokë. Jemi shtresa më e pambrojtur! Nuk po bëj politikë, por kam familje.

Rama: Unë politikë bëj, se mohoj. Të lutem, te lutem!

Fermeri: Kam respekt, por ne e marrim mallin….

Rama: Mua njeri nuk më imponohet me forcë. Ti nuk do e marrësh fjalën se do ti. Ulu, ulu, ulu! Uaa. Sepse ka radhë dhe edukatë. Nuk merret fjala me zor

Fermeri: Do mbaj familjen, nuk mbahet me fjalë. Jemi në hall

Rama: Ka 500 veta këtu. Sikur të çoheshin të gjithë në të njëjtën kohë, do të bëhej këtu…Unë s’të dëgjoj dot se do iki. Por ajo që the është e pamundur. Nuk ekziston në një ekonomi të hapur mbyllja e kufijve të produkteve siç do ti. Edhe një herë tjetër, edhe përpara se të marrësh përsipër që të akuzosh se ky kështu apo ashtu…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?