Rama dhe Gonzato në konferencë të përbashkët: Shqipëria mund t’i mbyllë grup-kapitujt deri në fund të 2025-s

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, për të folur lidhur me raportin e progresit 2024 për Shqipërinë, publikuar nga Komisioni Europian.

“Ky tetor është i posaçëm pasi pak javë më parë në Luksemburg u mbajt konferenca për çeljen e negociatave për grupin e parë të tetë kapitujve themelorë. Më vjen shumë mirë që sot marrim një raport shumë pozitiv, më pozitiv i gjithë këtyre viteve, dhe normalisht i tillë sepse e tillë është ecuria e vendit dhe konferenca e dytë ndërqeveritare afirmoi njohjen nga të gjitha institucionet dhe vendet e BE të përparimit të bërë nga Shqipëria.
Raporti është real dhe i balancuar dhe siç njeh progresin, shënjon me përpikëri dhe piketat për hapat që duhen bërë më tej dhe çështjet që duhet të përqendrohemi për përmbushjen e kushteve për anëtarësim.
Raporti bën një vlerësim të lartë të zbatimit të reformës në drejtësi dhe patjetër që ka pika që duhen adresuar dhe ende boshllëqe që duhen mbushur. Më shumë të drejtë vlerëson punën e SPAK, ndjekjen e hetimeve të thelluara të rasteve të korrupsionit, përfshirë dhe ato të profileve të larta politike dhe zyrtare.
Më tej, raporti e konfirmon edhe këtë vit vazhdimin e rritjes ekonomike të vendit dhe përgatitjen e Shqipërisë për një ekonomi tregu. Rritja ekonomike ka qenë një rritje e fortë siç thotë raporti, po ashtu rritja e turizmit dhe investimet në rritje
”, tha Rama.

Nga ana tjetër, Gonzato u shpreh se:
Ky raport del në një kontekst të favorshëm të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Nuk do të lodhem kurrë se theksuari sa shumë shënon një moment kyç në rrugën e Shqipërisë në BE. Në paketën e zgjerimit vërehet angazhimi i palëkundur i Shqipërisë drejt BE. Shqipëria ruan bilanc harmonik me politikat e jashtme të BE dhe përçon mesazh të fortë të anëtarësimit. Komisioni sheh një mundësi të përshpejtojë hapat për në BE, Shqipëria mund t’ia dalë të çelë të gjithë grup-kapitujt deri në fund të 2025 dhe mbylljen e negociatave deri në fund të 2027. 

Komisioni Europian është gati të mbështesë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat për anëtarësimin deri në fund të 2027. Raporti 2024 ofron orientim të rëndësishëm, ofron një vlerësim të drejtë se ku qëndron vendi. Raporti vlerëson funksionimin e institucioneve demokratike si pjesërisht e kënaqshme“, tha Gonzato.

SHKARKO APP