Kryeministri Rama: Falë reformave e çuam pagën mesatare 950 euro, u vendos dinjiteti për mësuesit

Këtë të enjte, përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë një video, me mesazhet e mësuesve, të cilët e vlerësojnë si një lajm të mirë dhe të rëndësishëm vendimin për rritjen e pagave.

Gjithashtu, kreu i shtetit u shpreh se tashmë falë një rruge të mundimshme reformash, u arrit që paga e mësuesve të jetë 950 euro.

Postimi:

Swiss Digital Desktop Reklama

“MIRË MËNGJES dhe me kënaqësinë që falë një rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të këtij vendi që e morëm në dorë copë e çikë, e çuam pagën mesatare të mësuesve në 950 EURO në muaj, si edhe me bindjen se më e mira është ende përpara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?