Kryeministri Rama tërhiqet: Fasha 800 kwh nuk do të hyjë në fuqi më 1 tetor
Fasha 800 kwh për të gjithë konsumatorët familjarë të energjisë elektronike nuk do të hyjë në fuqi më 1 tetor.
Në një komunikim në Facebook, kryeministri Edi Rama ka njoftuar lajmin pozitiv për shqiptarët.
“Sot kam një lajm pozitiv, në 1 shtator kur vendosëm fashën kërkesa nga KESH-i ishte 17 mijë kwh, kërkesa sot është 11 mijë kwh.
Me këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol të rëndësishëm ulja e temperaturave, por edhe qasja e abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë. Kemi pasur përmirësime në Fierzë, aty dhe ku është burimi kryesor i energjisë, si pasojë e reshjeve. Në këto kushte dhe duke parë projeksionet për të lehtësuar barrën faktike mbi të gjitha familjet ne vendosëm që aplikimi i fashës prej 800 kwh të mos aplikohet më 1 tetor”, tha Rama.