Kryeministri Rama: Fitorja me 83 mandate ishte bekim dhe mallkim për ne

Kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e qeverisë dhe grupit parlamentar të PS.

Rama u shpreh se ka reflektuar në lidhje me protestën që zhvillohet tashmë prej më shumë se 50 ditësh para zyrës së tij.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë  shtoi se fitorja e 83 mandateve ishte, nga njëra anë, bekim, sepse i dha forcën për të vazhduar transformimin, por, nga ana tjetër, mallkim, sepse qytetarët që janë ngritur në protestë shohin te PS-ja shkakun e çdo gjëje që nuk shkon në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pas fitores së madhe që na dha 83 mandate, e kam thënë në disa takime me ju: ajo fitore, sa është bekim, është edhe mallkim. Bekim, sepse na dha forcën për të vazhduar transformimin; mallkim, sepse jo vetëm që ata shohin te ne shkakun e çdo gjëje që nuk shkon, por edhe sepse fitoret e mëdha, si ajo e qershorit të shkuar, e kthejnë çdo përplasje mes realitetit dhe pritshmërive të qytetarit në një mbipeshë të përjetuar keq. Sot i bëjmë krahasimet me Europën e zhvilluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhet të pranojmë atë që dhemb edhe më shumë faktet tona shpesh nuk dëgjohen edhe sepse përjetohen si arrogancë, jo se janë të rreme, por se kur jepen, jepen pa empati”, u shpreh Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?