Kryeministri Rama homazhe për gjeniun e letërsisë shqipe: Shqiptari që i takon botës po përcillet me figurën e Nënë Terezës
Kryeministri i vendit, Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, ka marrë pjesë sot në homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë më 1 korrik për shkak të një arresti kardiak.
Në shenjë nderimi, Rama u përkul para arkëmortit ku qëndron trupi i pajetë i shkrimtarit me famë botërore, ndërsa la dhe një shënim në librin e kujtimeve.
“Nënë Tereza po montohej për një shfaqje sot në darkë. Lereni aty u thashë nuk ka më mirë. Askujt nuk i shkonte mendja ç’ka rastësoi këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj, shqiptares që i takon botës, ceremonia e përcjelljes së shqiptarit që i takon botës. Ismaili symbyllur do ndihej i marrë në mbrojtje nga ata që se donin dhe nga ata jo pak që e donin”-u shpreh Rama në një deklaratë për mediat.